//=$language["EventMuaji"] ?> DEC
27
19:00
Rikthimi i Bes Kallakut – One Man Show (Stand-up comedy)
Rreth Eventit
“Rikthimi” sjell Bes Kallakun sërish në skenë me një One Man Show (stand-up comedy) për të gjithë familjen, plot humor, reflektim dhe mesazhe.
Përmes të vërtetave që i ndan për herë të parë me publikun, Besi rrëfen me humor periudhën e vështirë që ka kaluar gjatë viteve të fundit: shkëputjen nga skena, përballjen me depresionin dhe ringritjen shpirtërore. Një rrëfim personal ku gjithkush mund të gjejë diçka nga vetja.
Shfaqja ndërthur parodinë me reflektimin, duke e kthyer përvojën e tij në një pasqyrë të shoqërisë shqiptare, të vështirësive që kalojmë dhe të forcës për t’u ringritur.
Pas “Turbo Albania” dhe “Parajsa e Skifterave”, ky është One Man Show i tretë i Bes Kallakut. Quhet “Rikthimi” sepse, pas disa vitesh larg humorit, Besi e nis aty ku e la.
Një mbrëmje me humor të pastër e fin — një rikthim që Besi ia kushton publikut të tij.
Orari i Shfaqjes
Dyert hapen në 17:30. Shfaqja fillon në 19:00.
Galeria
.jpeg)
.jpeg)

.jpeg)
.jpeg)
.jpeg)

Organizatori i Eventit
Eventi organizohet nga Loku Film. Biletat ofrohen përmes Vivere Ticketing.P&P
A ka kufizim moshe?
Nuk ka kufizim moshe. Shfaqja është për të gjithë familjen.
Çfarë përfshihet në secilën kategori bilete?
Bileta ju jep të drejtën e hyrjes dhe ndjekjes së shfaqjes nga zona përkatëse. Pijet dhe snacks blihen veçmas në baret në holl.
A duhet të blejnë biletë fëmijët?
Po. Çdo pjesëmarrës, përfshirë fëmijët e çdo moshe, duhet të ketë biletën e vet me çmim të plotë për kategorinë e zgjedhur.
Ku mund ta blej biletën?
Biletat do të jenë të disponueshme online në Vivere.al. Zgjidhni kategorinë dhe ndiqni hapat e pagesës për të përfunduar porosinë.
Si do ta marr biletën pas blerjes?
Pas konfirmimit të blerjes, bileta dërgohet në emailin e vendosur gjatë porosisë. Kontrolloni edhe dosjen Spam/Junk.
A duhet ta printoj biletën?
Jo. Mund ta paraqisni biletën me kodin QR në telefon. Sigurohuni që kodi të jetë i qartë dhe i lexueshëm.
Çfarë duhet të bëj nëse nuk e kam marrë biletën me email?
Kontrolloni Spam/Junk dhe emailin e përdorur gjatë blerjes. Nëse bileta mungon ende, kontaktoni ekipin e Vivere me emrin, mbiemrin, emailin dhe referencën e porosisë, nëse e keni.
A mund të hyj me një foto ose screenshot të biletës?
Po, nëse kodi QR është i vlefshëm, i plotë dhe i lexueshëm, dhe bileta nuk është përdorur më parë. Ruajeni biletën në telefon për ta pasur gati në hyrje.
A mund të përdoret e njëjta biletë nga më shumë se një person?
Jo. Çdo biletë skanohet vetëm një herë dhe lejon hyrjen e personit që e përdor i pari. Pas skanimit, askush tjetër nuk mund të hyjë me të njëjtën biletë.
A mund ta ndryshoj kategorinë e biletës pas blerjes?
Për të kërkuar ndryshim kategorie, kontaktoni ekipin e Vivere me referencën e porosisë. Mundësia e ndryshimit verifikohet sipas disponueshmërisë dhe kushteve të eventit.
A mund t'ia jap biletën dikujt tjetër?
Po. Nëse ju ose personi për të cilin e keni blerë biletën nuk mund të vini, mund t'ia jepni dikujt tjetër pa ndryshuar të dhënat e biletës. Nuk kërkohet ndryshim emri. Personi tjetër mund të hyjë me biletën e vlefshme dhe të papërdorur.
Çfarë ndodh nëse eventi shtyhet ose anulohet?
Informacioni zyrtar dhe hapat e mëtejshëm komunikohen përmes kanaleve të eventit dhe Vivere. Njoftimi do të sqarojë vlefshmërinë e biletave dhe procedurën përkatëse për çdo kërkesë rimbursimi, sipas Termave dhe Kushteve të Vivere dhe kushteve të eventit.
Çfarë nuk lejohet brenda?
Nuk lejohet futja e ushqimeve dhe pijeve nga jashtë. Në hyrje do të kryhen kontrolle sigurie dhe verifikimi i biletave. Pije dhe snacks mund të blihen në baret në hollin e Pallatit të Kongreseve.
Kujt mund ti drejtohem për ndihmë ditën e eventit?
Për ndihmë me biletën ose hyrjen, drejtojuni stafit në hyrje. Mbani gati biletën me kodin QR dhe referencën e porosisë.
Çfarë duhet të bëj në rast humbjeje, vjedhjeje ose përdorimi të biletës pa miratimin tim?
Njoftoni menjëherë stafin në hyrje. Security kryen verifikimet në vend me personin që ka hyrë dhe personin që pretendon se është blerësi, duke kontrolluar të dhënat e blerjes dhe informacionin përkatës. Nëse vërtetohet keqpërdorimi, personi që e ka përdorur biletën pa autorizim shoqërohet jashtë dhe largohet nga eventi.
A lejohen fotografitë dhe videot gjatë shfaqjes?
Vetëm për përdorim personal.
Pse duhet të jenë të sakta të dhënat gjatë blerjes?
Emri, mbiemri, emaili, numri i telefonit, vendndodhja dhe të dhënat e tjera të kërkuara duhet të jenë të sakta. Vivere i përdor për verifikimin e blerësit dhe porosisë në raste humbjeje, vjedhjeje ose keqpërdorimi. Mos e publikoni kodin QR; ndajeni vetëm me personin që autorizoni të përdorë biletën.
A përfshihen komisionet në çmim?
Çmimet e shfaqura përfshijnë komisionin e Vivere. Komisioni i Pago nuk përfshihet dhe shtohet gjatë checkout-it, përpara përfundimit të pagesës.