//=$language["EventMuaji"] ?> OCT
23
18:30
Jurgen Uldedaj – IBO World Title Defence
Rreth Eventit
Jurgen Uldedaj ka lindur në qytetit e Lezhës, në Shqipëri dhe aty ka nisur formimin e tij si boksier. Që në moshë të vogël ka marrë pjesë nëpër kampionate të ndryshme ndërkombëtare boksi për të rinj, duke u renditur në vende të para e fitues i disa medaljeve të arta.
Nga viti 2017 fillon të stërvitet rregullisht mes Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke garuar nën flamurin shqiptar dhe duke përfaqësuar Shqipërinë në arenën ndërkombëtare. 25 tetor 2025 – O₂ Arena, Londër: Jurgen Uldedaj ngjitet në ring për të sfiduar kamerunasin Rolly Lambert Fogoum për titullin botëror IBO Cruiserweight, një nga momentet ky më të rëndësishme të karrierës së tij dhe si një moment historik për boksin shqiptar. Duke u renditur kështu si shqiptari i parë në botë që arrin të marrë një titull botëror të të tillë niveleve. 30 maj 2026 – OVO Arena Wembley: Jurgen Uldedaj mbron me sukses titullin botëror IBO Cruiserweight, duke fituar me vendim unanim.
Jurgen Uldedaj vjen në Shqipëri për të mbrojtur titullin. IBO World Title Defence, një event i përmasave dhe standardeve ndërkombëtare vjen për publikun shqiptar si një krenari për arenën sportive të vendit. Ndeshja do të zhvillohet ndërmjet Jurgen Uldedaj dhe Blake Carapello, një ish-kampion bote.
Një ndeshje ndërkombëtare që rezervon adrenalinë dhe krenari, ekskluzivisht në Tiranë.
Orari i Shfaqjes
Eventi nis në orën 18.30
Ndeshja kryesore nis në 22.00
Galeria







Organizatori i Eventit

P&P
A ka kufizim moshe për pjesëmarrje?
Mosha e rekomanduar për pjesëmarrje është 16 vjeç e lart.
Personat nën 16 vjeç duhet të jenë të shoqëruar nga një i rritur dhe të pajisen me biletë me çmim të plotë.
Çfarë përfshihet në çmimin e secilës kategori bilete?
Biletat e të gjitha kategorive, përveç VIP, përfshijnë hyrjen dhe ndjekjen e ndeshjes nga zona përkatëse.
Bileta VIP përfshin ndjekjen e ndeshjes nga një zonë pranë ringut, si dhe një përzgjedhje ushqimesh dhe pijesh gjatë gjithë ndeshjes.
A duhet të blejnë biletë fëmijët?
Po. Çdo pjesëmarrës, përfshirë personat nën 16 vjeç, duhet të ketë biletën e vet.
Për personat nën 16 vjeç zbatohet çmimi i plotë i biletës.
Ku mund ta blej biletën?
Biletat mund të blihen online në Vivere.al.
Zgjidhni kategorinë e dëshiruar dhe ndiqni hapat e pagesës për të përfunduar porosinë.
Si do ta marr biletën pas blerjes?
Pas përfundimit të blerjes, bileta dërgohet në adresën e emailit të vendosur gjatë porosisë.
Kontrolloni edhe dosjen Spam/Junk nëse nuk e gjeni në inbox.
A duhet ta printoj biletën?
Mund ta paraqisni biletën me kodin QR në telefon gjatë kontrollit në hyrje.
Sigurohuni që kodi QR të jetë i qartë dhe i lexueshëm.
Çfarë duhet të bëj nëse nuk e kam marrë biletën me email?
Kontrolloni dosjen Spam/Junk dhe sigurohuni që po kërkoni në adresën e emailit të përdorur gjatë blerjes.
Nëse ende nuk e gjeni biletën, kontaktoni ekipin e Vivere dhe jepni emrin, adresën e emailit dhe numrin e referencës së porosisë.
A mund të hyj me një foto ose screenshot të biletës?
Në hyrje duhet të paraqisni një kod QR të vlefshëm dhe të lexueshëm.
Ruajeni biletën në telefon për ta pasur gati gjatë kontrollit.
A mund të përdoret e njëjta biletë nga më shumë se një person?
Jo. Çdo biletë ka një kod QR unik dhe mund të përdoret vetëm një herë për hyrje.
A mund ta ndryshoj kategorinë e biletës pas blerjes?
Për kërkesat për ndryshim kategorie, kontaktoni ekipin e Vivere duke dhënë numrin e referencës së porosisë.
Mundësia e ndryshimit varet nga disponueshmëria dhe kushtet e përcaktuara për eventin.
A mund t’ia jap biletën time një personi tjetër?
Nëse nuk mund të merrni pjesë, kontaktoni ekipin e Vivere për të verifikuar nëse bileta juaj mund të përdoret nga një person tjetër.
Mbajtësi i biletës duhet të paraqesë kodin QR të vlefshëm në hyrje.
Çfarë ndodh nëse eventi shtyhet ose anulohet?
Në rast shtyrjeje ose anulimi, informacioni për datën e re apo hapat e mëtejshëm do të komunikohet përmes kanaleve zyrtare të eventit dhe Vivere.
Për eventet e shtyra nuk ofrohet rimbursim. Në rast anulimi, procesi i rimbursimit varet nga organizatori dhe mund të zgjasë nga disa javë deri në disa muaj.
Për të nisur një kërkesë rimbursimi, kontaktoni ekipin e Vivere.
Çfarë nuk lejohet në sallë?
Nuk lejohen armët, objektet e mprehta, kamerat e mëdha profesionale, pijet alkoolike, substancat e ndaluara, çantat e mëdha të shpinës, aerosolët dhe parfumet. Në hyrje do të kryhen kontrolle sigurie dhe objektet e ndaluara do të konfiskohen.
Ekipi i sigurisë mund të ndalojë edhe çdo objekt tjetër që e konsideron të dyshimtë.
Personave që përbëjnë rrezik për sigurinë do t’u refuzohet hyrja, edhe nëse kanë biletë të vlefshme, pa të drejtë rimbursimi.
A lejohen fotografitë dhe videot gjatë ndeshjes?
Fotografitë dhe videot për përdorim personal lejohen vetëm nëse nuk pengojnë pjesëmarrësit e tjerë dhe nuk bien ndesh me udhëzimet e stafit.
Kamerat e mëdha profesionale nuk lejohen në sallë.
Kujt mund t’i drejtohem nëse kam nevojë për ndihmë ditën e eventit?
Për ndihmë me biletën ose hyrjen, drejtojuni stafit në hyrje dhe mbani gati biletën me kodin QR dhe numrin e referencës së porosisë.