Romeo & Juliet - Balet mbi Akull - Tiranë | VIVERE

FEB

14

15:00

Romeo & Juliet - Balet mbi Akull - Tiranë

Pallati i Kongreseve

FEB

14

20:00

Romeo & Juliet - Balet mbi Akull - Tiranë

Salla 1 Tetori - Prishtinë



Rreth Eventit

Një dashuri që lind nga drita…

dhe sfidon errësirën.

Një prekje që premton përjetësi…

dhe një puthje që shkruan fatin.


Sepse kurrë nuk ka pasur një histori më të bukur dhe më të dhimbshme se ajo e Romeos dhe Zhulietës.

14 SHKURT, në Ditën e të Dashuruarve, kjo dashuri e pavdekshme zbret në Tiranë, jo thjesht në skenë, por mbi akull.

“Romeo & Juliet”, nga trupa madhështore ndërkombëtare Angels on Ice, sjell një përjetim që nuk shihet vetëm…por ndjehet në çdo rrahje zemre.


Balet dhe patinazh në një spektakël të vetëm.

Emocion i pastër, art i gjallë dhe një histori dashurie që nuk harrohet.


Kjo nuk është thjesht një shfaqje. Është një përvojë që të thyen zemrën…dhe ta rindërton më bukur.

Orari i Shfaqjes

14 Shkurt - Pallati Kongreseve, do të bëhet skena e dashurisë më të famshme në botë me spektaklin madhështor “Romeo & Juliet”, interpretuar nga trupa ndërkombëtare Angels on Ice.

Publiku do të ketë mundësinë të zgjedhë midis dy shfaqjeve të veçanta gjatë ditës:


Shfaqja e Parë – Ora 15:00

Një pasdite e ngrohtë dhe magjike, ideale për familjet, çiftet e reja dhe të gjithë ata që duan ta përjetojnë historinë e dashurisë në një atmosferë të butë, elegante dhe plot ndjesi.


Shfaqja e Dytë – Ora 20:00

Një mbrëmje romantike nën dritat e artit, ku pasioni, emocioni dhe eleganca bashkohen në një spektakël të paharrueshëm mbi akull, ideal për të festuar dashurinë në Ditën e të Dashuruarve.

Galeria

Organizatori i Eventit


Reform Entertainment operon në tregun shqiptar dhe më gjerë, duke u shndërruar në një pionier të standardeve më të larta dhe inovacionit në industrinë e argëtimit në Shqipëri, duke krijuar, prodhuar dhe ofruar për publikun përvoja të paharrueshme përgjatë viteve. Redcloud është e specializuar në zhvillimin e koncepteve dhe zbatimin 360-gradë të produksioneve lokale dhe ndërkombëtare.

P&P

A duhet të regjistrohem për të hyrë në event?

Jo, nuk ka nevojë për regjistrim shtesë. Për hyrjen në event mjafton bileta e blerë online. Në raste të veçanta, stafi mund të kërkojë edhe një dokument identifikimi.

Kur duhet të paraqitem në event?

Ju këshillojmë të jeni të pranishëm të paktën 1 orë para orarit të fillimit të eventit, për të shmangur vonesat dhe radhët gjatë hyrjes.

A duhet ta printoj biletën?

Jo, nuk është e nevojshme. Mjafton ta keni biletën të ruajtur në telefonin tuaj (screenshot, PDF ose e-mail).
Drejtohuni te hyrja përkatëse sipas zonës së biletës për skanimin elektronik.

Çfarë ndodh gjatë check-in?

Gjatë check-in, stafi do të skanojë biletën tuaj në hyrjen përkatëse.
Ju lutemi ta keni biletën të hapur dhe gati në telefon. Vetëm personat me biletë valide do të lejohen të hyjnë.

Si janë të organizuara zonat në Pallatin e Kongreseve?

Zonat A ndodhen në katin përdhe (të parë) dhe kanë hyrje direkte nga holli kryesor
Zonat B, C, D1, D2 dhe D3 ndodhen në katin e sipërm

Ju lutemi kontrolloni zonën në biletën tuaj dhe ndiqni sinjalistikën në ambient.
Stafi i check-in do t’ju asistojë për orientimin e duhur.

A lejohet hyrja e fëmijëve?

Po, shfaqja është e krijuar për të gjitha moshat.
Fëmijët nën moshën 18 vjeç duhet të jenë të shoqëruar nga një i rritur (18+).
Të gjithë pjesëmarrësit, përfshirë fëmijët, duhet të pajisen me biletë individuale.

A ka kufizime moshe për pjesëmarrje?

Jo, nuk ka kufizime moshe. Shfaqja është një eksperiencë familjare, e përshtatshme për fëmijë dhe të rritur.

A lejohet të marr me vete ushqime ose pije?

Jo, ushqimet dhe pijet nga jashtë nuk lejohen.
Brenda ambientit do të gjeni pika të dedikuara për blerjen e pijeve freskuese dhe snacks.

A ka sende që ndalohen të sillen me vete?

Po, për sigurinë tuaj dhe të të tjerëve, ndalohet të sillni:
Çanta më të mëdha se formati A4
Ushqime dhe pije nga jashtë
Alkool, cigare, lëndë narkotike
Parfume, sprej, fishekzjarre
Armë, sende të mprehta ose të rrezikshme
Kamera profesionale, pajisje regjistrimi, dronë
Të gjithë pjesëmarrësit do t’i nënshtrohen kontrollit të sigurisë.
Çdo send i ndaluar do të konfiskohet dhe nuk do të kthehet mbrapsht.

A mund të më refuzohet hyrja edhe pse kam biletë?

Po. Organizatori dhe stafi i sigurisë rezervojnë të drejtën të refuzojnë hyrjen ose të largojnë nga eventi çdo pjesëmarrës që:
Nuk plotëson kriteret e moshës
Është nën ndikimin e alkoolit apo substancave të ndaluara
Mban sende të ndaluara
Shfaq sjellje agresive, të dyshimtë ose të papërshtatshme
Në këto raste nuk ka rimbursim të biletës.

A mund të dal nga eventi dhe të rikthehem më vonë?

Po, hyrja e përsëritur (re-entry) është e lejuar.
Përdorni portat e dedikuara dhe mbani gjithmonë biletën me vete.

Çfarë masash sigurie do të ketë gjatë eventit?

Kontroll sigurie për të gjithë pjesëmarrësit në hyrje
Staf sigurie dhe mbështetës në të gjithë perimetrin e eventit
Asistencë dhe orientim gjatë gjithë kohëzgjatjes së shfaqjes

A ka mundësi parkimi afër Pallatit të Kongreseve?

Po. Parkimi nëntokësor “Sheshi Italia” ndodhet vetëm disa minuta larg në këmbë dhe ofron shërbim 24 orë.
Për më shumë informacion dhe çmime, vizitoni:
https://tiranaparking.al/service/sheshparkimi-nentokesor-sheshi-italia/

Këshilla nga Vivere♥️

Shijoni çdo moment të këtij koncerti të veçantë, mbërrini herët, sillni energjinë tuaj më të mirë dhe lini ritmin e muzikës t’ju udhëheqë.Ne kujdesemi për t’ju dhuruar një moment të paharrueshëm, ju mos harroni…sillni emocionin!

Bëhuni gati, sepse Redcloud dhe Angels on Ice do t’ju dhurojnë një natë të mbushur me elegancë, art dhe emocion të pastër!