Romeo & Juliet - Balet mbi Akull - Tiranë | VIVERE

FEB

14

15:00

Romeo & Juliet - Balet mbi Akull - Tiranë

Pallati i Kongreseve

FEB

14

20:00

Romeo & Juliet - Balet mbi Akull - Tiranë

Salla 1 Tetori - Prishtinë



Rreth Eventit

Një dashuri që lind nga drita…

dhe sfidon errësirën.

Një prekje që premton përjetësi…

dhe një puthje që shkruan fatin.


Sepse kurrë nuk ka pasur një histori më të bukur dhe më të dhimbshme se ajo e Romeos dhe Zhulietës.

14 SHKURT, në Ditën e të Dashuruarve, kjo dashuri e pavdekshme zbret në Tiranë, jo thjesht në skenë, por mbi akull.

“Romeo & Juliet”, nga trupa madhështore ndërkombëtare Angels on Ice, sjell një përjetim që nuk shihet vetëm…por ndjehet në çdo rrahje zemre.


Balet dhe patinazh në një spektakël të vetëm.

Emocion i pastër, art i gjallë dhe një histori dashurie që nuk harrohet.


Kjo nuk është thjesht një shfaqje. Është një përvojë që të thyen zemrën…dhe ta rindërton më bukur.

Orari i Shfaqjes

14 Shkurt - Pallati Kongreseve, do të bëhet skena e dashurisë më të famshme në botë me spektaklin madhështor “Romeo & Juliet”, interpretuar nga trupa ndërkombëtare Angels on Ice.

Publiku do të ketë mundësinë të zgjedhë midis dy shfaqjeve të veçanta gjatë ditës:


Shfaqja e Parë – Ora 15:00

Një pasdite e ngrohtë dhe magjike, ideale për familjet, çiftet e reja dhe të gjithë ata që duan ta përjetojnë historinë e dashurisë në një atmosferë të butë, elegante dhe plot ndjesi.


Shfaqja e Dytë – Ora 20:00

Një mbrëmje romantike nën dritat e artit, ku pasioni, emocioni dhe eleganca bashkohen në një spektakël të paharrueshëm mbi akull, ideal për të festuar dashurinë në Ditën e të Dashuruarve.

Galeria

Organizatori i Eventit


Organizatori i këtij eventi është kompania RedCloud, një nga emrat më të njohur në organizimin e eventeve dhe festivaleve në Shqipëri që nga viti 2011. Me një përvojë të gjerë në industrinë e argëtimit, RedCloud sjell në skenë evente unike dhe të paharrueshme për publikun e të gjitha moshave.

P&P

Si mund t’i blej biletat?

Biletat mund të blihen ekskluzivisht online, përmes platformës Vivere Ticketing. Pas blerjes, bileta juaj do të vijë me QR CODE, të cilin mund ta ruani në telefon.

A duhet të regjistrohem për të hyrë në event?

Jo, nuk ka nevojë për regjistrim shtesë. Ju mjafton bileta e blerë online dhe një dokument identifikimi, në rast se kërkohet.

Kur duhet të paraqitem në event?

Ju këshillojmë të jeni të pranishëm të paktën 1 orë para, për të shmangur vonesat dhe radhën.

A duhet ta printoj biletën?

Nuk është e nevojshme. Mjafton ta keni biletën të ruajtur në telefon (PDF, screenshot ose në e-mail).

Çfarë ndodh gjatë check-in?

Stafi i dedikuar do të skanojë biletën tuaj në hyrje. Ta keni gati në telefon për një proces sa më të shpejtë. Vetëm personat me biletë valide do të lejohen të hyjnë.

A lejohet hyrja e fëmijëve?

Po! Ky është një event familjar, i hapur për të gjitha moshat. Fëmijët nën 18 vjeç duhet të jenë të shoqëruar nga një i rritur (18+). Në hyrje mund të kërkohet dokument për verifikim moshe.

A lejohet të marr me vete ushqime ose pije?

Jo. Ushqimet dhe pijet nga jashtë janë të ndaluara. Brenda ambientit do të ketë pika të dedikuara për pije freskuese dhe snacks.

A ka sende që ndalohen të sillen me vete?

Po, për sigurinë tuaj ndalohet të sillni:
Çanta më të mëdha se formati A4
Ushqime, pije, alkool ose lëndë narkotike
Armë, sende të mprehta ose të rrezikshme
Parfume, sprej, fishekzjarre
Kamera profesionale, pajisje regjistrimi dhe dronë
Të gjithë pjesëmarrësit do të kalojnë në kontroll sigurie.

A mund të më refuzohet hyrja edhe pse kam biletë?

Po. Organizatori ka të drejtë të ndalojë hyrjen ose të largojë çdo pjesëmarrës që:
Nuk përmbush kriteret e moshës
Është nën ndikimin e alkoolit apo substancave të ndaluara
Mban sende të ndaluara
Sillet në mënyrë agresive ose të papërshtatshme
➡️ Në këto raste, bileta nuk rimbursohet.

A mund të dal nga shfaqja dhe të rikthehem më vonë?

Po, hyrja e përsëritur (re-entry) është e lejuar. Do të merrni një byzylyk identifikimi, i cili së bashku me biletën ju mundëson rikthimin.

Çfarë masash sigurie do të ketë?

Të gjithë pjesëmarrësit do të kalojnë në kontroll sigurie në hyrjeStafi i sigurisë dhe punonjësit e eventit do të jenë të pranishëm në të gjithë ambientin për orientim dhe ndihmë

Këshilla nga Vivere♥️

Shijoni çdo moment të këtij koncerti të veçantë, mbërrini herët, sillni energjinë tuaj më të mirë dhe lini ritmin e muzikës t’ju udhëheqë.Ne kujdesemi për t’ju dhuruar një moment të paharrueshëm, ju mos harroni…sillni emocionin!

Bëhuni gati, sepse Redcloud dhe Angels on Ice do t’ju dhurojnë një natë të mbushur me elegancë, art dhe emocion të pastër!