//=$language["EventMuaji"] ?> JAN
24
16:00
Las Vegas Magic Festival - Edicioni 2 - Tiranë
Rreth Eventit
Mirësevini në botën ku e pamundura bëhet e mundur!
Pas suksesit të jashtëzakonshëm të edicionit të parë,
Las Vegas Magic Festival rikthehet me EDICIONIN E 2-të, edhe më spektakolar, edhe më magjik!
Një festival ndërkombëtar që sjell në Tiranë magjistarë dhe iluzionistë të njohur nga skenat botërore, me performanca të reja, truke që sfidojnë logjikën dhe numra që lënë publikun pa frymë.
Edicioni i dytë vjen me një nivel akoma më të lartë produksioni, më shumë surpriza dhe më shumë emocione për të gjitha moshat.
Shfaqja më e veçantë e iluzioneve rikthehet në Tiranë më 24 & 25 Janar 2026.
Las Vegas Magic Festival II nuk është thjesht një show, është një udhëtim drejt një bote spektakolare, ku iluzionet marrin jetë dhe imagjinata sfidon çdo kufi.
Dritat, muzika dhe efektet speciale krijojnë atmosferën e një super-spektakli, ndërsa iluzionistët më të famshëm të Las Vegasit, Evropës dhe botës sjellin numra që sfidojnë gravitetin, kohën dhe realitetin.
Një eksperiencë për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që duan emocion, adrenalinë dhe mrekulli të pastër.
Në skenë do të ngjiten:
• JORGOS – dy herë fitues i Merlin Award, mjeshtër i iluzioneve spektakolare dhe një prej performuesve më karizmatikë të Las Vegasit.
• Alfredo Lorenzo – The Brave Magician, i njohur për energjinë, shpejtësinë dhe numrat dinamikë që përfshijnë publikun.
• Francesco Della Bona – Kampion Bote në Magji 2025, krijues i momenteve poetike ku koha duket se ndalet.
• Sos & Victoria – legjendarët e Quick Change, fitues të rekordit Guinness me 16 ndryshime kostumesh në vetëm 120 sekonda.
• Ernesto Planas – ikonë botërore e parasol magic, me një karrierë 40-vjeçare dhe performanca që kanë magjepsur publikun nga Parisi në Montreal.
Bëhuni pjesë e magjisë që kthehet më spektakolare se kurrë!
Orari i Shfaqjes
Las Vegas Magic Festival | Edicioni i 2-të
📍Pallati i Kongreseve
E Shtunë, 24 Janar
Një shfaqje plot ngjyra, habi dhe buzëqeshje për më të vegjlit dhe gjithë familjen.
Një spektakël i fuqishëm me dritë, ritëm dhe truke që sfidojnë realitetin.
E Dielë, 25 Janar
Një udhëtim i mrekullueshëm në botën e iluzioneve dhe fantazisë.
Emocion, energji dhe surpriza në skenë për një natë që nuk harrohet.
Galeria

.jpg)
.jpg)














Organizatori i Eventit

P&P
A duhet të regjistrohem për të hyrë në event?
Jo, nuk ka nevojë për regjistrim shtesë. Për hyrjen në event mjafton bileta e blerë online. Në raste të veçanta, stafi mund të kërkojë edhe një dokument identifikimi.
Kur duhet të paraqitem në event?
Ju këshillojmë të jeni të pranishëm të paktën 1 orë para orarit të fillimit të eventit, për të shmangur vonesat dhe radhët gjatë hyrjes.
A duhet ta printoj biletën?
Jo, nuk është e nevojshme. Mjafton ta keni biletën të ruajtur në telefonin tuaj (screenshot, PDF ose e-mail).
Drejtohuni te hyrja përkatëse sipas zonës së biletës për skanimin elektronik.
Çfarë ndodh gjatë check-in?
Gjatë check-in, stafi do të skanojë biletën tuaj në hyrjen përkatëse.
Ju lutemi ta keni biletën të hapur dhe gati në telefon. Vetëm personat me biletë valide do të lejohen të hyjnë.
Si janë të organizuara zonat në Pallatin e Kongreseve?
Zonat A ndodhen në katin përdhe (të parë) dhe kanë hyrje direkte nga holli kryesor
Zonat B, C, D1, D2 dhe D3 ndodhen në katin e sipërm
Ju lutemi kontrolloni zonën në biletën tuaj dhe ndiqni sinjalistikën në ambient.
Stafi i check-in do t’ju asistojë për orientimin e duhur.
A lejohet hyrja e fëmijëve?
Po, shfaqja është e krijuar për të gjitha moshat.
Fëmijët nën moshën 18 vjeç duhet të jenë të shoqëruar nga një i rritur (18+).
Të gjithë pjesëmarrësit, përfshirë fëmijët, duhet të pajisen me biletë individuale.
A ka kufizime moshe për pjesëmarrje?
Jo, nuk ka kufizime moshe. Shfaqja është një eksperiencë familjare, e përshtatshme për fëmijë dhe të rritur.
A lejohet të marr me vete ushqime ose pije?
Jo, ushqimet dhe pijet nga jashtë nuk lejohen.
Brenda ambientit do të gjeni pika të dedikuara për blerjen e pijeve freskuese dhe snacks.
A ka sende që ndalohen të sillen me vete?
Po, për sigurinë tuaj dhe të të tjerëve, ndalohet të sillni:
Çanta më të mëdha se formati A4
Ushqime dhe pije nga jashtë
Alkool, cigare, lëndë narkotike
Parfume, sprej, fishekzjarre
Armë, sende të mprehta ose të rrezikshme
Kamera profesionale, pajisje regjistrimi, dronë
Të gjithë pjesëmarrësit do t’i nënshtrohen kontrollit të sigurisë.
Çdo send i ndaluar do të konfiskohet dhe nuk do të kthehet mbrapsht.
A mund të më refuzohet hyrja edhe pse kam biletë?
Po. Organizatori dhe stafi i sigurisë rezervojnë të drejtën të refuzojnë hyrjen ose të largojnë nga eventi çdo pjesëmarrës që:
Nuk plotëson kriteret e moshës
Është nën ndikimin e alkoolit apo substancave të ndaluara
Mban sende të ndaluara
Shfaq sjellje agresive, të dyshimtë ose të papërshtatshme
Në këto raste nuk ka rimbursim të biletës.
A mund të dal nga eventi dhe të rikthehem më vonë?
Po, hyrja e përsëritur (re-entry) është e lejuar.
Përdorni portat e dedikuara dhe mbani gjithmonë biletën me vete.
Çfarë masash sigurie do të ketë gjatë eventit?
Kontroll sigurie për të gjithë pjesëmarrësit në hyrje
Staf sigurie dhe mbështetës në të gjithë perimetrin e eventit
Asistencë dhe orientim gjatë gjithë kohëzgjatjes së shfaqjes
A ka mundësi parkimi afër Pallatit të Kongreseve?
Po. Parkimi nëntokësor “Sheshi Italia” ndodhet vetëm disa minuta larg në këmbë dhe ofron shërbim 24 orë.
Për më shumë informacion dhe çmime, vizitoni:
https://tiranaparking.al/service/sheshparkimi-nentokesor-sheshi-italia/
Këshilla nga Vivere❤️
Mbërrini herët, sillni buzëqeshjen dhe energjinë tuaj më të mirë!
Një mbrëmje për të gjithë familjen, plot emocione, iluzione dhe argëtim.
Ne kujdesemi për organizimin, ju sillni emocionin.
Një përvojë që do të mbetet në kujtesë përgjithmonë.