Las Vegas Magic Festival - Edicioni 2 - Tiranë | VIVERE

JAN

24

16:00

Las Vegas Magic Festival - Edicioni 2 - Tiranë

Pallati i Kongreseve

JAN

24

20:30

Las Vegas Magic Festival - Edicioni 2 - Tiranë

Pallati i Kongreseve

JAN

25

16:00

Las Vegas Magic Festival - Edicioni 2 - Tiranë

Pallati i Kongreseve

JAN

25

20:30

Las Vegas Magic Festival - Edicioni 2 - Tiranë

Pallati i Kongreseve


Rreth Eventit

Mirësevini në botën ku e pamundura bëhet e mundur!


Pas suksesit të jashtëzakonshëm të edicionit të parë,

Las Vegas Magic Festival rikthehet me EDICIONIN E 2-të, edhe më spektakolar, edhe më magjik!

Një festival ndërkombëtar që sjell në Tiranë magjistarë dhe iluzionistë të njohur nga skenat botërore, me performanca të reja, truke që sfidojnë logjikën dhe numra që lënë publikun pa frymë.


Edicioni i dytë vjen me një nivel akoma më të lartë produksioni, më shumë surpriza dhe më shumë emocione për të gjitha moshat.

Shfaqja më e veçantë e iluzioneve rikthehet në Tiranë më 24 & 25 Janar 2026.

Las Vegas Magic Festival II nuk është thjesht një show, është një udhëtim drejt një bote spektakolare, ku iluzionet marrin jetë dhe imagjinata sfidon çdo kufi.

Dritat, muzika dhe efektet speciale krijojnë atmosferën e një super-spektakli, ndërsa iluzionistët më të famshëm të Las Vegasit, Evropës dhe botës sjellin numra që sfidojnë gravitetin, kohën dhe realitetin.

Një eksperiencë për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që duan emocion, adrenalinë dhe mrekulli të pastër.


Në skenë do të ngjiten:

JORGOS – dy herë fitues i Merlin Award, mjeshtër i iluzioneve spektakolare dhe një prej performuesve më karizmatikë të Las Vegasit.

Alfredo Lorenzo – The Brave Magician, i njohur për energjinë, shpejtësinë dhe numrat dinamikë që përfshijnë publikun.

Francesco Della Bona – Kampion Bote në Magji 2025, krijues i momenteve poetike ku koha duket se ndalet.

Sos & Victoria – legjendarët e Quick Change, fitues të rekordit Guinness me 16 ndryshime kostumesh në vetëm 120 sekonda.

Ernesto Planas – ikonë botërore e parasol magic, me një karrierë 40-vjeçare dhe performanca që kanë magjepsur publikun nga Parisi në Montreal.


Bëhuni pjesë e magjisë që kthehet më spektakolare se kurrë!

Orari i Shfaqjes

Las Vegas Magic Festival | Edicioni i 2-të

📍Pallati i Kongreseve


E Shtunë, 24 Janar


  • 16:00 – Magji pasditeje për familje dhe fëmijë

Një shfaqje plot ngjyra, habi dhe buzëqeshje për më të vegjlit dhe gjithë familjen.

  • 20:30 – Magji mbrëmjeje për adhuruesit e iluzioneve

Një spektakël i fuqishëm me dritë, ritëm dhe truke që sfidojnë realitetin.


E Dielë, 25 Janar


  • 16:00 – Pasdite magjike për gjithë familjen

Një udhëtim i mrekullueshëm në botën e iluzioneve dhe fantazisë.

  • 20:30 – Mbrëmja e madhe e magjisë

Emocion, energji dhe surpriza në skenë për një natë që nuk harrohet.


Galeria

Organizatori i Eventit


Organizatori i këtij eventi është kompania RedCloud, një nga emrat më të njohur në organizimin e eventeve dhe festivaleve në Shqipëri që nga viti 2011. Me një përvojë të gjerë në industrinë e argëtimit, RedCloud sjell në skenë evente unike dhe të paharrueshme për publikun e të gjitha moshave.

P&P

Në çfarë ore duhet të vij në koncert?

Ju këshillojmë të jeni të pranishëm 1 orë para, pasi duke ardhur herët, shmangni vonesat dhe radhët.

A duhet ta printoj biletën?

Jo, nuk është e nevojshme. Mjafton ta keni të ruajtur në telefon (screenshot, PDF ose e-mail). Drejtohuni te zona e check-in sipas biletës suaj.

Çfarë ndodh gjatë check-in?

Para se të hyni, do t'ju kontrollohet bileta nga stafi i check-in në hyrjen përkatëse të biletës. Sigurohuni që ta keni të hapur dhe gati në telefon. Vetëm personat me biletë valide do të lejohen të hyjnë.

Si janë të organizuara zonat në Pallatin e Kongreseve dhe ku ndodhen?

Të gjitha zonat A ndodhen në katin përdhe (të parë) të Pallatit të Kongreseve dhe kanë hyrje direkte nga holli kryesor.Zonat B, C, D1, D2 dhe D3 ndodhen në katin e sipërm të godinës. Ju lutemi, kontrolloni biletën tuaj dhe ndiqni sinjalistikën në ambient për të shkuar në zonën përkatëse. Stafi i check-in do t’ju asistojë në hyrjen dhe orientimin tuaj.

A duhet të pajisen fëmijët me biletë?

Po. Shfaqja është krijuar për të gjitha moshat, ndaj të gjithë pjesëmarrësit duhet të kenë biletë individuale.

A lejohet të marr me vete ushqime ose pije?

Jo, ushqimet dhe pijet nga jashtë nuk lejohen. Brenda ambientit do të ketë pika të dedikuara ku mund të blini pije freskuese dhe snacks.

A ka kufizime moshe për pjesëmarrje?

Jo, nuk ka kufizime moshe për të ndjekur shfaqjen. Shfaqja është një eksperiencë e dizajnuar për të gjithë, nga fëmijët më të vegjël deri te të rriturit. E rëndësishme është që të gjithë pjesëmarrësit të kenë biletë dhe të respektojnë rregullat e sigurisë.

A ka sende që ndalohen të sillen me vete?

Po, për sigurinë tuaj dhe të të tjerëve, nuk lejohet të sillni me vete:
• Çanta më të mëdha se formati A4
• Ushqime ose pije nga jashtë
• Alkool, lëndë narkotike, parfume, sprej
• Armë, sende të mprehta ose të rrezikshme
• Kamera profesionale, pajisje regjistrimi, dronë
Të gjithë pjesëmarrësit do të kalojnë kontroll sigurie. Çdo send i ndaluar do të konfiskohet dhe nuk do të kthehet mbrapsht.

A mund të më refuzohet hyrja edhe pse kam biletë?

Po. Organizatori dhe stafi i sigurisë kanë të drejtë të ndalojnë hyrjen ose të largojnë nga vendi i koncertit çdo pjesëmarrës që:
• Nuk përmbush kriteret e moshës
• Është nën ndikimin e alkoolit apo substancave të ndaluara
• Mban sende të ndaluara
• Tregon sjellje të dyshimtë, agresive ose të papërshtatshme
Në asnjë prej këtyre rasteve nuk do të ketë rimbursim të biletës.
Rregullat janë të qarta dhe zbatohen për sigurinë dhe mirëqenien e të gjithëve.

A mund të dal nga koncerti dhe të rikthehem më vonë?

Po, hyrja e përsëritur (re-entry) është e lejuar.
Kjo mund të bëhet përmes portave të dedikuara për dalje-hyrje. Mbani gjithmonë biletën me vete dhe ndiqni udhëzimet e stafit të check-in.

Çfarë masash sigurie do të ketë gjatë eventit?

• Të gjithë pjesëmarrësit do të kalojnë nëpër kontroll sigurie në hyrje
• Në të gjithë perimetrin e eventit do të ketë staf dhe punonjës sigurie për ndihmë dhe orientim

A ka mundësi parkimi afër Pallatit të Kongreseve?

Po. Afër Pallatit të Kongreseve ndodhet parkimi nëntokësor “Sheshi Italia”, i cili është vetëm disa minuta në këmbë larg. Parkingu nëntokësor në sheshin “Italia” ju ofron çmime të lira, standarte dhe shërbim 24 orë.
Për më shumë informacion dhe çmime, vizitoni: https://tiranaparking.al/service/sheshparkimi-nentokesor-sheshi-italia/

Këshilla nga Vivere♥️

Shijoni çdo moment të këtij koncerti të veçantë, mbërrini herët, sillni energjinë tuaj më të mirë dhe lini ritmin e muzikës t’ju udhëheqë.
Ne kujdesemi për t’ju dhuruar një moment të paharrueshëm, ju mos harroni…sillni emocionin!