Bryan Adams - Bare Bones - Prishtinë | VIVERE

JUN

27

20:30

Bryan Adams - Bare Bones - Prishtinë

Salla 1 Tetori - Prishtinë

Shitja fillon
datën 19 ora 09:00



Rreth Eventit

Prishtina do të bëhet për herë të parë pjesë e turit "The Bare Bones" të artistit Bryan Adams.

Bryan Adams është një prej ikonave më të mëdha të muzikës rock, me një karrierë që shtrihet mbi katër dekada dhe një repertor që ka bërë histori në skenën botërore. I njohur për vokalin e tij karakteristik, energjinë e pakrahasueshme në skenë dhe këngët që kanë shoqëruar breza të tërë, Adams ka krijuar disa nga hitet më të paharrueshme të muzikës moderne, si “(Everything I Do) I Do It for You”, “Summer of ’69”, “Heaven” dhe “Run to You”.


Pas suksesit të padiskutueshëm të koncertit në Tiranë në maj 2025, Bryan Adams vjen për herë të parë në Kosovë për një eksperiencë mbresëlënëse për të gjithë nostalgjikët e repertorit të papërsëritshëm të artistit.

Turi Bare Bones i Bryan Adams është një turne i veçantë që nisi që në vitin 2010, i njohur për performancat akustike të thjeshta dhe të natyrshme. Ky është një koncert i veçantë për shkak të faktit që ai shoqërohet vetëm nga Gary Breit në piano dhe Bryan Adams me kitarë akustike dhe harmonikë, duke krijuar një atmosferë intime dhe të ngrohtë për audiencën.


Ky koncert do të sjellë të gjithë madhështinë e zërit dhe repertorit të një artisti ikonë në zemër të Prishtinës, ndaj nxitoni të merrni biletat tuaja për t'u bërë pjesë e një përvoje të paharrueshme.



Orari i Shfaqjes

19:30 - Check-in

Hapja e dyerve fillon në këtë orar. Ju ftojmë të vini më herët për të shmangur radhët dhe për t’u akomoduar rehat në vendin tuaj.


20:30 - Fillon Shfaqja

Një natë magjike nis në kohë, sigurohuni të jeni gati për momentet e para që do të japin tonin e gjithë eksperiencës.


22:00 - Përfundimi Shfaqjes

Koncerti pritet të zgjasë rreth 1 orë e 30 minuta, duke ju dhuruar një eksperiencë të plotë muzikore.

Galeria

Organizatori i Eventit


Reform Entertainment operon në tregun shqiptar dhe më gjerë, duke u shndërruar në një pionier të standardeve më të larta dhe inovacionit në industrinë e argëtimit në Shqipëri, duke krijuar, prodhuar dhe ofruar për publikun përvoja të paharrueshme përgjatë viteve. Redcloud është e specializuar në zhvillimin e koncepteve dhe zbatimin 360-gradë të produksioneve lokale dhe ndërkombëtare.

P&P

Si mund t’i blej biletat?

Biletat mund të blihen ekskluzivisht online, përmes platformës Vivere Ticketing, e cila ofron akses të shpejtë, të sigurt dhe transparent.
Pas blerjes, bileta juaj do të vijë me kod QR që mund ta ruani në telefon.

A duhet të regjistrohem për të hyrë në event?

Jo, nuk ka nevojë për regjistrim shtesë. Ju mjafton vetëm bileta e blerë online dhe një dokument identifikimi në rast se kërkohet.

Në çfarë ore hapen dyert e stadiumit?

Dyert hapen në 18:30. Ju këshillojmë të mbërrini herët për të shmangur radhët dhe për të shijuar atmosferën para koncertit.

A duhet ta printoj biletën?

Nuk është e domosdoshme. Mjafton ta keni të ruajtur në celular (screenshot, PDF ose në e-mail).
Drejtohuni te hyrja përkatëse sipas zonës së biletës suaj.

Çfarë ndodh gjatë check-in?

Stafi i dedikuar do të skanojë biletën tuaj në hyrje.
Ju lutemi ta keni gati në telefon për një proces më të shpejtë.
Vetëm personat me biletë valide do të lejohen të hyjnë.

A lejohet hyrja e fëmijëve?

Po, eventi është i hapur për të gjitha moshat, por me këto rregulla:

Fëmijët nën 10 vjeç nuk lejohen të marrin pjesë.
Të miturit 10–17 vjeç duhet të jenë të shoqëruar nga një i rritur (18+).
Në hyrje mund të kërkohet dokument identiteti për verifikim.

A lejohet të marr me vete ushqime ose pije?

Jo. Ushqimet dhe pijet nga jashtë janë të ndaluara.
Brenda stadiumit do të gjeni pika të dedikuara ku mund të blini pije freskuese dhe snacks.

A ka sende që ndalohen të sillen me vete?

Po, për sigurinë tuaj ndalohet të sillni:

Çanta më të mëdha se formati A4
Ushqime, pije, alkool ose lëndë narkotike
Armë, sende të mprehta ose të rrezikshme
Parfume, sprej, fishekzjarre
Kamera profesionale, pajisje regjistrimi dhe dronë

A mund të më refuzohet hyrja edhe pse kam biletë?

Po. Organizatori ka të drejtë të ndalojë hyrjen ose të largojë çdo pjesëmarrës që:

Nuk përmbush kriteret e moshës
Është nën ndikimin e alkoolit apo substancave të ndaluara
Mban sende të ndaluara
Sillet në mënyrë agresive ose të papërshtatshme

Në këto raste, biletat nuk rimbursohen.

A mund të dal nga koncerti dhe të rikthehem më vonë?

Po, hyrja e përsëritur (re-entry) është e lejuar.
Do të merrni një byzylyk identifikimi, i cili, së bashku me biletën, do t’ju mundësojë rikthimin përmes hyrjeve të dedikuara.

Çfarë masash sigurie do të ketë?

Të gjithë pjesëmarrësit do të kalojnë nëpër kontroll sigurie në hyrje.
Stafi i sigurisë dhe punonjësit e eventit do të jenë të shpërndarë në të gjithë stadiumin për orientim dhe ndihmë.

Këshilla nga Vivere❤️

Mbërrini herët, sillni buzëqeshjen dhe energjinë tuaj! ❤