//=$language["EventMuaji"] ?> DEC
11
15:00
Arrëthyesi - Balet Mbi Akull
Rreth Eventit
Një botë magjie, ëndrrash dhe fantazie, ku Krishtlindjet marrin jetë mbi akull.
Një vajzë, një arrëthyes dhe një princ, një histori që shndërrohet në mrekulli nën tingujt e pavdekshëm të Çajkovskit.
Baleti klasik që ka pushtuar zemrat e publikut në mbarë botën, “Arrethyesi”, vjen këtë herë në një formë të re dhe mahnitëse: një spektakël baleti mbi akull!
Për herë të parë në Prishtinë, Angels on Ice sjell këtë shfaqje ndërkombëtare që bashkon artin, patinazhin dhe muzikën klasike në një vallëzim të mrekullueshëm mbi akull.
Një përvojë unike, plot ngjyra, ndjesi dhe elegancë, ku ëndrrat e fëmijërisë marrin frymë dhe çdo lëvizje rrëshqet në ritmin e magjisë.
 
    Orari i Shfaqjes
Më 11 dhjetor, magjia e festave vjen në Prishtinë me spektaklin e paharrueshëm “Arrëthyesi mbi Akull”, interpretuar nga grupi ndërkombëtar Angels on Ice.
Publiku do të ketë mundësinë të zgjedh midis dy shfaqjeve të veçanta gjatë ditës.
Shfaqja e parë – fillon në ora 15:00
Një pasdite magjike, perfekte për familjet dhe fëmijët që duan të përjetojnë atmosferën e ëndrrave dhe festave në një udhëtim plot ndjenja e elegancë artistike.
Shfaqja e dytë – fillon në ora 20:00
Një mbrëmje plot emocion, dritë dhe art, ku baleti mbi akull shndërrohet në një përvojë të paharrueshme për të gjithë adhuruesit e spektakleve live.
Bëhuni gati sepse Conext dhe Angels on Ice do t’ju dhurojë një natë të mbushur me elegancë, art dhe atmosferë të vërtetë festive!
Galeria
.jpg)

















Organizatori i Eventit
Ky projekt realizohet nga kompania Conext, e njohur për sjelljen në Prishtinë të disa prej ngjarjeve muzikore më të mëdha të viteve të fundit. Në vitin 2019, Conext organizoi koncertin historik të Alban Skënderaj, “Hapësira e një ëndrre”, ndërsa në vitin 2023 solli spektaklin “Time Capsule” të Capital T, me special guest Akon, si dhe koncertin e shumëpritur të Alban Skënderaj, “MOTIV”, i cili do të zgjasi plot katër ditë. Tani, përsëri për herë të parë në Prishtinë, Conext sjell një natë magjike, festive, plot emocione dhe art, ku publiku do të ketë mundësinë të përjetojë nga afër energjinë dhe performancën unike të baletit “Arrethyesi në Akull”, nga grupi ndërkombëtar Angels on Ice, të njohur në mbarë botën për performancat e tyre spektakolare në akull.P&P
Si mund t’i blej biletat?
Biletat mund të blihen ekskluzivisht online, përmes platformës Vivere Ticketing, e cila ofron akses të shpejtë, të sigurt dhe transparent.
Pas blerjes, bileta juaj do të vijë me QR CODE që mund ta ruani në telefon.
A duhet të regjistrohem për të hyrë në event?
Jo, nuk ka nevojë për regjistrim shtesë. Ju mjafton vetëm bileta e blerë online dhe një dokument identifikimi në rast se kërkohet.
Kur duhet të paraqitem në event?
Ju këshillojmë të jeni të pranishëm 1 orë para, pasi duke ardhur herët, shmangni vonesat dhe radhët.
A duhet ta printoj biletën?
Nuk është e domosdoshme. Mjafton ta keni të ruajtur në celular (screenshot, PDF ose në e-mail).
Drejtohuni te hyrja përkatëse sipas zonës së biletës suaj.
Çfarë ndodh gjatë check-in?
Stafi i dedikuar do të skanojë biletën tuaj në hyrje.
Ju lutemi ta keni gati në telefon për një proces më të shpejtë.
Vetëm personat me biletë valide do të lejohen të hyjnë.
A lejohet hyrja e fëmijëve?
Po!
Ky është një event familjar i hapur për të gjitha moshat.
Megjithatë, fëmijët nën moshën 18 vjeç duhet të jenë të shoqëruar nga një i rritur (18+).
Në hyrje mund të kërkohet dokument për verifikim moshe.
A lejohet të marr me vete ushqime ose pije?
Jo. Ushqimet dhe pijet nga jashtë janë të ndaluara.
Brenda stadiumit do të gjeni pika të dedikuara ku mund të blini pije freskuese dhe snacks.
A ka sende që ndalohen të sillen me vete?
Po, për sigurinë tuaj ndalohet të sillni:
Çanta më të mëdha se formati A4
Ushqime, pije, alkool ose lëndë narkotike
Armë, sende të mprehta ose të rrezikshme
Parfume, sprej, fishekzjarre
Kamera profesionale, pajisje regjistrimi dhe dronë
A mund të më refuzohet hyrja edhe pse kam biletë?
Po. Organizatori ka të drejtë të ndalojë hyrjen ose të largojë çdo pjesëmarrës që:
Nuk përmbush kriteret e moshës
Është nën ndikimin e alkoolit apo substancave të ndaluara
Mban sende të ndaluara
Sillet në mënyrë agresive ose të papërshtatshme
Në këto raste, biletat nuk rimbursohen.
A mund të dal nga koncerti dhe të rikthehem më vonë?
Po, hyrja e përsëritur (re-entry) është e lejuar.
Do të merrni një byzylyk identifikimi, i cili, së bashku me biletën, do t’ju mundësojë rikthimin përmes hyrjeve të dedikuara.
Çfarë masash sigurie do të ketë?
Të gjithë pjesëmarrësit do të kalojnë nëpër kontroll sigurie në hyrje.
Stafi i sigurisë dhe punonjësit e eventit do të jenë të shpërndarë në të gjithë stadiumin për orientim dhe ndihmë.
Këshilla nga Vivere❤️
Mbërrini herët, sillni buzëqeshjen dhe emocionin tuaj!
Një mbrëmje për të gjithë familjen, plot dritë, muzikë dhe magji mbi akull.
“Arrethyesi" Angels on Ice!
Një përvojë që do të mbetet në kujtesë përgjithmonë!