DIRE STRAITS LEGACY në Tiranë | VIVERE

SEP

24

20:30

DIRE STRAITS LEGACY në Tiranë

Pallati i Kongreseve

Rreth Eventit

DIRE STRAITS LEGACY në Tiranë – më në fund!

🎸 24 Shtator – Pallati i Kongreseve

Pas një pritjeje të gjatë, një nga emrat më legjendarë të muzikës rock do të ngjitet në skenën e Tiranës për një natë të paharrueshme.

Dire Straits Legacy vjen më në fund për të performuar hitet që kanë shënuar dekada të tëra, në një hapësirë prestigjioze dhe me një performancë që do të tejkalojë çdo pritshmëri.

🎶 Sultans of Swing, Money for Nothing, Brothers in Arms dhe shumë të tjera...

Mos e humbisni këtë mbrëmje!

Orari i Koncertit

• 18:30 - Hapja e dyerve Ju këshillojmë të jeni të pranishëm në këtë orar për të shmangur radhët dhe për të pasur kohë të mjaftueshme për check-in. Stafi I Vivere do ju ndihmojë për të gjitha paqartësitë që do keni lidhur me akomodimin nëpër zonat përkatëse.

• 20:30 - Dire Straits Legacy në skenë Fillimi i performancës nga grupi legjendar.

• 22:30 - Mbyllja e koncertit Koncerti përfundon në mënyrë të organizuar në orën 22:30. Ju lutemi planifikoni daljen në mënyrë të qetë dhe të organizuar.

Galeria

P&P

Në çfarë ore duhet të vij në koncert?

Ju këshillojmë të jeni të pranishëm në orën 18:30, kur hapen dyert. Duke ardhur herët, shmangni vonesat dhe radhët.

A duhet ta printoj biletën?

Jo, nuk është e nevojshme. Mjafton ta keni të ruajtur në telefon (screenshot, PDF ose e-mail). Drejtohuni te zona e check-in sipas biletës suaj.

Çfarë ndodh gjatë check-in?

Para se të hyni, do t'ju kontrollohet bileta nga stafi i check-in në hyrjen përkatëse të biletës. Sigurohuni që ta keni të hapur dhe gati në telefon. Vetëm personat me biletë valide do të lejohen të hyjnë.


Si janë të organizuara zonat në Pallatin e Kongreseve dhe ku ndodhen?


Të gjitha zonat A ndodhen në katin përdhe (të parë) të Pallatit të Kongreseve dhe kanë hyrje direkte nga holli kryesor.
Zonat B, C, D1, D2 dhe D3 ndodhen në katin e sipërm të godinës. Ju lutemi, kontrolloni biletën tuaj dhe ndiqni sinjalistikën në ambient për të shkuar në zonën përkatëse. Stafi i check-in do t’ju asistojë në hyrjen dhe orientimin tuaj.

A lejohet të marr me vete ushqime ose pije?

Jo, ushqimet dhe pijet nga jashtë janë të ndaluara. Brenda sallës do të keni mundësi të blini pije të ndryshme dhe snacks në pika të dedikuara.


A ka kufizime moshe për pjesëmarrje?

Po.
Fëmijët nën 10 vjeç nuk lejohen të marrin pjesë.
Personat e moshës 10–17 vjeç duhet të jenë të shoqëruar nga një i rritur (18+).
Në hyrje do të kërkohet kartë identiteti ose dokument zyrtar për të vërtetuar moshën.
Organizatori nuk mban përgjegjësi ligjore për pjesëmarrësit 10–17 vjeç nëse janë të pashoqëruar.

A ka sende që ndalohen të sillen me vete?

Po, për sigurinë tuaj dhe të të tjerëve, nuk lejohet të sillni me vete:
Çanta më të mëdha se formati A4
Ushqime ose pije nga jashtë
Alkool, lëndë narkotike, parfume, sprej
Armë, sende të mprehta ose të rrezikshme
Kamera profesionale, pajisje regjistrimi, dronë
Të gjithë pjesëmarrësit do të kalojnë kontroll sigurie. Cdo send i ndaluar do të mbahet në një vend të dedikuar nga security dhe mund të tërhiqen pas përfundimit të eventit, gjithsesi kompania Organizatore apo Vivere Ticketing nuk mbajnë përgjegjësi në rast humbje apo dëmtimi.

A mund të më refuzohet hyrja edhe pse kam biletë?

Po. Organizatori dhe stafi i sigurisë kanë të drejtë të ndalojnë hyrjen ose të largojnë nga vendi i koncertit çdo pjesëmarrës që:
Nuk përmbush kriteret e moshës
Është nën ndikimin e alkoolit apo substancave të ndaluara
Mban sende të ndaluara
Tregon sjellje të dyshimtë, agresive ose të papërshtatshme Në asnjë prej këtyre rasteve nuk do të ketë rimbursim të biletës. Rregullat janë të qarta dhe zbatohen për sigurinë dhe mirëqenien e të gjithëve.

A mund të dal nga koncerti dhe të rikthehem më vonë?

Po, hyrja e përsëritur (re-entry) është e lejuar. Kjo mund të bëhet përmes portave të dedikuara për dalje-hyrje. Mbani gjithmonë biletën me vete dhe ndiqni udhëzimet e stafit të check-in.

Çfarë masash sigurie do të ketë gjatë eventit?

Të gjithë pjesëmarrësit do të kalojnë nëpër kontroll sigurie në hyrje
Në të gjithë perimetrin e eventit do të ketë staf dhe punonjës sigurie për ndihmë dhe orientim.

A ka mundësi parkimi afër Pallatit të Kongreseve?

Po. Afër Pallatit të Kongreseve ndodhet parkimi nëntokësor “Sheshi Italia”, i cili është vetëm disa minuta në këmbë larg. Parkingu nëntokësor në sheshin “Italia” ju ofron çmime të lira, standarte dhe shërbim 24 orë. Për më shumë informacion dhe çmime, vizitoni: Tirana-Parking

Këshilla nga Vivere!

Shijoni çdo moment të këtij koncerti të veçantë, mbërrini herët, sillni energjinë tuaj më të mirë dhe lini ritmin e muzikës t’ju udhëheqë.Ne kujdesemi për t’ju dhuruar një moment të paharrueshëm, ju mos harroni…sillni emocionin!