Romeo & Juliet - Balet mbi Akull | VIVERE

SEP

20

18:30

Romeo & Juliet - Balet mbi Akull

Pallati i Kongreseve

SEP

20

21:00

Romeo & Juliet - Balet mbi Akull

Pallati i Kongreseve

Rreth Eventit

Një histori dashurie të egër dhe butësie të urryer—një dhuratë e mallkuar nga qielli, një lojë e errët, një vallëzim kaotik i formave të përkryera.

Sepse kurrë nuk ka pasur histori më të dhimbshme se kjo e Zhulietës dhe Romeos së saj!

Për herë të parë në Shqipëri, spektakli ndërkombëtar Romeo & Juliet – Engjëjt mbi Akull mbërrin më 6 maj 2025, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë!

Ky kombinim magjik i baletit, patinazhit artistik dhe tregimit teatral sjell në jetë historinë e pavdekshme të Shekspirit në një skenë të veçantë akulli. Patinatorë të klasit botëror, koreografi mahnitëse dhe efekte vizuale spektakolare bashkohen për të krijuar një spektakël të paharrueshëm plot pasion, dramë dhe elegancë.


Orari i Shfaqjes

Galeria

Organizatori i Eventit


Organizatori i këtij eventi është kompania RedCloud, një nga emrat më të njohur në organizimin e eventeve dhe festivaleve në Shqipëri që nga viti 2011. Me një përvojë të gjerë në industrinë e argëtimit, RedCloud sjell në skenë evente unike dhe të paharrueshme për publikun e të gjitha moshave.

P&P

Në çfarë ore duhet të vij në koncert?

Ju këshillojmë të jeni të pranishëm 1 orë para, pasi duke ardhur herët, shmangni vonesat dhe radhët.

A duhet ta printoj biletën?

Jo, nuk është e nevojshme. Mjafton ta keni të ruajtur në telefon (screenshot, PDF ose e-mail). Drejtohuni te zona e check-in sipas biletës suaj.

Çfarë ndodh gjatë check-in?

Para se të hyni, do t'ju kontrollohet bileta nga stafi i check-in në hyrjen përkatëse të biletës. Sigurohuni që ta keni të hapur dhe gati në telefon. Vetëm personat me biletë valide do të lejohen të hyjnë.

Si janë të organizuara zonat në Pallatin e Kongreseve dhe ku ndodhen?

Të gjitha zonat A ndodhen në katin përdhe (të parë) të Pallatit të Kongreseve dhe kanë hyrje direkte nga holli kryesor.Zonat B, C, D1, D2 dhe D3 ndodhen në katin e sipërm të godinës. Ju lutemi, kontrolloni biletën tuaj dhe ndiqni sinjalistikën në ambient për të shkuar në zonën përkatëse. Stafi i check-in do t’ju asistojë në hyrjen dhe orientimin tuaj.

A duhet të pajisen fëmijët me biletë?

Po. Shfaqja është krijuar për të gjitha moshat, ndaj të gjithë pjesëmarrësit duhet të kenë biletë individuale.

A lejohet të marr me vete ushqime ose pije?

Jo, ushqimet dhe pijet nga jashtë nuk lejohen. Brenda ambientit do të ketë pika të dedikuara ku mund të blini pije freskuese dhe snacks.

A ka kufizime moshe për pjesëmarrje?

Jo, nuk ka kufizime moshe për të ndjekur shfaqjen. Shfaqja është një eksperiencë e dizajnuar për të gjithë, nga fëmijët më të vegjël deri te të rriturit. E rëndësishme është që të gjithë pjesëmarrësit të kenë biletë dhe të respektojnë rregullat e sigurisë.

A ka sende që ndalohen të sillen me vete?

Po, për sigurinë tuaj dhe të të tjerëve, nuk lejohet të sillni me vete:
• Çanta më të mëdha se formati A4
• Ushqime ose pije nga jashtë
• Alkool, lëndë narkotike, parfume, sprej
• Armë, sende të mprehta ose të rrezikshme
• Kamera profesionale, pajisje regjistrimi, dronë
Të gjithë pjesëmarrësit do të kalojnë kontroll sigurie. Çdo send i ndaluar do të konfiskohet dhe nuk do të kthehet mbrapsht.

A mund të më refuzohet hyrja edhe pse kam biletë?

Po. Organizatori dhe stafi i sigurisë kanë të drejtë të ndalojnë hyrjen ose të largojnë nga vendi i koncertit çdo pjesëmarrës që:
• Nuk përmbush kriteret e moshës
• Është nën ndikimin e alkoolit apo substancave të ndaluara
• Mban sende të ndaluara
• Tregon sjellje të dyshimtë, agresive ose të papërshtatshme
Në asnjë prej këtyre rasteve nuk do të ketë rimbursim të biletës.
Rregullat janë të qarta dhe zbatohen për sigurinë dhe mirëqenien e të gjithëve.

A mund të dal nga koncerti dhe të rikthehem më vonë?

Po, hyrja e përsëritur (re-entry) është e lejuar.
Kjo mund të bëhet përmes portave të dedikuara për dalje-hyrje. Mbani gjithmonë biletën me vete dhe ndiqni udhëzimet e stafit të check-in.

Çfarë masash sigurie do të ketë gjatë eventit?

• Të gjithë pjesëmarrësit do të kalojnë nëpër kontroll sigurie në hyrje
• Në të gjithë perimetrin e eventit do të ketë staf dhe punonjës sigurie për ndihmë dhe orientim

A ka mundësi parkimi afër Pallatit të Kongreseve?

Po. Afër Pallatit të Kongreseve ndodhet parkimi nëntokësor “Sheshi Italia”, i cili është vetëm disa minuta në këmbë larg. Parkingu nëntokësor në sheshin “Italia” ju ofron çmime të lira, standarte dhe shërbim 24 orë.
Për më shumë informacion dhe çmime, vizitoni: https://tiranaparking.al/service/sheshparkimi-nentokesor-sheshi-italia/

Këshilla nga Vivere♥️

Shijoni çdo moment të këtij koncerti të veçantë, mbërrini herët, sillni energjinë tuaj më të mirë dhe lini ritmin e muzikës t’ju udhëheqë.Ne kujdesemi për t’ju dhuruar një moment të paharrueshëm, ju mos harroni…sillni emocionin!