Finalmente Elsa | VIVERE

OCT

08

Finalmente Elsa

Pallati i Kongreseve

Info

Biletat mund ti blini fizikisht pranë biletarisë së Pallatit të Kongreseve

Kryej veprimet në VIVERE.AL dhe bej pagesën fizikisht në çdo pikë Western Union.

About

“Finalmente Elsa”, është koncerti i parë recital, që artistja e mirënjohur, në tregun shqiptar e atë ndërkombëtar, Elsa Lila, do të realizojë në Tiranë, pikërisht aty ku nisi jeta e saj e suksesshme artistike, në skenën e Pallatit të Kongreseve.


E gjithë karriera, eksperienca, stili muzikor, repertori i krijuar ndër vite - shqiptar e italian- do të shpërfaqet në këtë koncert LIVE, ku Lila do të jetë e shoqëruar nga bashkëpunëtorët e saj, artistët italianë, po aq të suksesshëm e të vlerësuar për mjeshtërinë e tyre.


“Pyes lotin” ishte kënga e parë që shenjoi epokën ELSA, jehona e së cilës do të oshëtinte ndër vite ... për të mbërritur deri sot, kur po përgatitet koncerti i shumëpritur i saj.

Një koncert me muzikë, fjalë e tinguj, 100% stil Else.

FAQs

Për çfarë duhet të regjistrohem?

Të gjithë ata që do të regjistrohen do të jenë të parët që do të njoftohen për shitjen e biletave.