Massage Championship | VIVERE

APR

12

09:00

Massage Championship

Olimpic Park Tirana

Rreth Eventit


Tirana Olympic Park – Feti Borova, 12 Prill


Kampionati Shqiptar i Masazhit ju fton në një spektakël madhështor, ku Shqipëria përfaqësohet me krenari në një kampionat ndërkombëtar mes 18 shteteve më të mira të botës.


Një event unik që bashkon teknikën, risitë, inovacionet dhe sfidat profesionale të masazhit në nivel botëror.

Ejani të përjetoni nga afër performancat e kampionëve, shkëmbimin e eksperiencave dhe energjinë e një gare elitare.


Bëhuni pjesë e shorteut special dhe fitoni mundësinë për të përfituar masazh falas nga kampionët e botës.


Një event që promovon profesionalizmin, cilësinë dhe krenarinë shqiptare në arenën ndërkombëtare ✨

Orari i Shfaqjes

08:45 – 11:00 | Check-in & Hyrja e Pjesëmarrësve

Hyrja do të bëhet përmes skanimit të biletës me QR Code.

Stafi i eventit do të jetë i pranishëm për orientim dhe asistencë.

Ju rekomandohet të paraqiteni sa më herët për të shmangur radhët dhe vonesat.


09:00 | Fillimi Zyrtar i Eventit

Hapja e kampionatit dhe nisja e aktiviteteve sipas programit zyrtar.


09:00 – 13:45 | Zhvillimi i Garës & Performancave

Performancat e konkurrentëve ndërkombëtarë. Demonstrime profesionale të teknikave të masazhit Shkëmbim eksperience mes profesionistëve të fushës


13:45 – 14:00 | Mbyllja e Eventit

Përfundimi i kampionatit dhe aktiviteteve kryesore. Njoftime për shorteun special dhe përfundimi i programit.

Galeria

Organizatori i Eventit


Kampionati Shqiptar i Masazhit është një event profesional që sjell në Shqipëri një kampionat ndërkombëtar me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga 18 shtete. Eventi promovon teknikat bashkëkohore të masazhit, profesionalizmin dhe shkëmbimin e eksperiencave në nivel elitar.

P&P