Rreth Eventit
🎪 Marina Orfei Circus: Spektakli Rikthehet. Këtë herë me Tigrat!
Pas suksesit të madh të vitit të kaluar, Cirku Marina Orfei kthehet në Shqipëri me një spektakël edhe më madhështor dhe me një lajm që ka bërë gjithë fëmijët (dhe prindërit!) të buzëqeshin:
🐅 Tigrat kanë mbërritur!
Në skenë ngjiten më në fund yjet që munguan një vit më parë, duke e bërë këtë shfaqje të plotë, unike dhe tërësisht të paharrueshme.
✨ Akrobaci që lënë pa frymë
🎩 Iluzione që sfidojnë logjikën
🤡 Klounë që të rikthejnë fëmijërinë
🦁 Dhe tani… tigrat e famshëm të cirkut Orfei!
Orari i Shfaqjes
• 19:00 - Hapen hyrjet (Check-in) Ju rekomandojmë të jeni të pranishëm në këtë orar, për të shmangur radhët dhe për të pasur kohë të mjaftueshme për t'u akomoduar në zonën përkatëse.Stafi i Vivere do të jetë aty për t’ju ndihmuar me çdo paqartësi lidhur me vendosjen në ndenjëset sipas biletës tuaj.Galeria
P&P
Në çfarë ore duhet të vij në shfaqje?
Rekomandojmë të jeni të pranishëm në orën 19:00, kur hapen hyrjet. Duke ardhur herët, shmangni vonesat dhe radhët.
A mund të blej bileta vetëm online?
Jo. Përveç se në vivere.al, biletat mund të blihen edhe fizikisht pranë vendit të ngjarjes.
Kur hapet biletaria?
Biletaria do të jetë e hapur çdo ditë nga ora 18:00, nga data 30 qershor deri më 14 korrik.
A duhet ta printoj biletën?
Jo, nuk është e nevojshme. Mjafton ta keni të ruajtur në telefon (screenshot, PDF ose e-mail). Drejtohuni te hyrja përkatëse sipas biletës suaj.
Çfarë ndodh gjatë check-in?
Bileta juaj do të kontrollohet nga stafi në hyrje. Ju lutemi, mbajeni të hapur dhe gati në telefon. Vetëm personat me biletë të vlefshme do të lejohen të hyjnë.
A duhet të pajisen fëmijët me biletë?
Po. Shfaqja është krijuar për të gjitha moshat, ndaj të gjithë pjesëmarrësit duhet të kenë biletë individuale.
A lejohet të marr me vete ushqime ose pije?
Jo, ushqimet dhe pijet nga jashtë nuk lejohen. Brenda ambientit do të ketë pika të dedikuara ku mund të blini pije freskuese dhe snacks.
A ka kufizime moshe për pjesëmarrje?
Jo, nuk ka kufizime moshe për të ndjekur shfaqjen. Cirku “Marina Orfei” është një eksperiencë e dizajnuar për të gjithë – nga fëmijët më të vegjël deri te të rriturit. E rëndësishme është që të gjithë pjesëmarrësit të kenë biletë dhe të respektojnë rregullat e sigurisë.
A ka sende të ndaluara për të sjellë me vete?
Po. Nuk lejohet të sjellëni:
Çanta më të mëdha se formati A4
Ushqime/pije nga jashtë
Alkool, substanca narkotike, parfume, sprej
Armë ose sende të rrezikshme
Kamera profesionale, pajisje regjistrimi, dronëTë gjithë do të kalojnë në kontroll sigurie dhe sendet e ndaluara do të konfiskohen.
A mund të më ndalohet hyrja edhe pse kam biletë?
Po. Organizatori dhe stafi i sigurisë kanë të drejtë të ndalojnë hyrjen apo të largojnë pjesëmarrësit që:
Janë nën ndikimin e substancave të ndaluara
Mban sende të ndaluara
Tregojnë sjellje të papërshtatshmeNë këto raste nuk ka rimbursim bilete. Rregullat zbatohen për sigurinë e gjithë pjesëmarrësve.
A mund të dal dhe të rikthehem gjatë shfaqjes?
Po, hyrja e rishfaqur (re-entry) është e lejuar. Mbani biletën gjithmonë me vete dhe ndiqni udhëzimet e stafit.
A ka rrezik nga kafshët që marrin pjesë në shfaqje?
Jo. Stafi organizativ dhe ai i Cirkut Marina Orfei respektojnë me rigorozitet standardet e sigurisë. Kafshët janë në kujdesin e trajnerëve profesionistë dhe gjithçka zhvillohet në kushte të kontrolluara.
Këshilla nga Vivere
Shijoni çdo moment të kësaj shfaqjeje të jashtëzakonshme.Ne kujdesemi për t’ju dhuruar emocione të paharrueshme, ju sillni buzëqeshjet dhe entuziazmin!