




















ALPHA SHOW
Në 14 Gusht, tek sheshi “Nënë Tereza” do të organizohet koncerti
më i madh, që është organizuar ndonjëherë në Shqipëri, për
muzikën HIP – HOP & RAP (Rhythm & Poetry).
Artistët më të mirë të trojeve shqiptare e të Europës do të
bëhen bashkë për “Alpha Show”. Ky koncert, me përmasa e
standarte ndërkombëtare, është ideuar dhe iniciuar nga Noizy
(Rigels Rajku), artisti i shndërruar tashmë në fenomenin e
muzikës Hip- Hop në Shqipëri, kantautori që ka shënuar rekorde
suksesi kombëtare e ndërkombëtare.
“Alpha Show” është eksperienca e kësaj vere që nuk duhet humbur,
për muzikën HIT, ritmin, adrenalinën, kulturën dhe emocionin që
ky koncert do të përcjellë LIVE, nga skena që do të mbledhë
ansamblin më të madh të artistëve On Top.
Rezervoni biletën tuaj! Ejani në shesh, për të shijuar nga afër
çdo minutë të këtij koncerti, që do të shenjojë në kalendarin e
evenimenteve të kryeqytetit shqiptar, Tiranës, ngjarjen më të
madhe e më të rëndësishme të kulturës HIP- HOP & RAP në
Shqipëri!
Noizy: “Vendosa ta quaj “Alpha” këtë koncert për të simbolizuar
njerëzit, artistët që arrijnë të bëhen lider e jo boss-a, që nuk
presin por e kërkojnë dhe e krijojnë vetë, me shumë mund e
sakrificë rrugën e suksesit të tyre, ashtu siç kam bërë edhe
unë, në 16 vitet e karrierës sime muzikore”.
“Alpha Show” vjen si dedikim e shenjë falenderimi për të gjithë
ju adhuruesit e muzikës së Noizyt, “old school”-sat” dhe “new
school”-sat, që e meritoni këtë eksperiencë të jashtëzakonshme.
Ndaj duhet të jeni më 14 Gusht aty, në Sheshin “Nënë Tereza”, ku
surpriza do të jenë shumë të mëdha!

FAQs
Biletën mund ta blini online KËTU, zgjidhnin biletën në zonën që ju deshironi, më pas plotesoni të dhënat e kërkuara për biletën dhe më pas kryeni pagesën ONLINE nëpërmjet Easypay.
Zona GOLD është ngjitur me skenën dhe kushton 10,000 lekë, zona SILVER është pas zonës GOLD dhe kushton 5,000 lekë, ndërsa zona BRONZE është zona e tretë pas zonës SILVER dhe kushton 3,000 lekë. Kliko KËTU për të pare hartën e eventit.
Ndalohet hyrja për fëmijët nën moshën katërmbëdhjetë (14) vjeç. Të gjithë fëmijet mbi katërmbëdhjetë (14) vjeç duhet të jenë me patjetër të shoqëruar nga një i rritur mbi tetëmbëdhjetë (18) vjeç.
Biletën mund ta blini fizikisht në çdo dyqan ILLYRIAN dhe në çdo pikë EASYPAY në të gjithë Shqipërinë.
Biletën do ta keni të bashkëngjitur në emailin që EASYPAY ju dërgon për konfirmimin e blerjes.