YE LIVE IN CONCERT - TIRANA | VIVERE

🎉 SUPER OFERTË

Merr ofertën me 50% ulje tani!



Mbyll

JUL

11

18:00

YE LIVE IN CONCERT - TIRANA

Tiranë, Albania


Rreth Eventit

Tirana bëhet destinacioni i parë ballkanik i turneut epik të Ye — artisti që ka ripërcaktuar muzikën, kulturën dhe modat e një brezi të tërë.

Ye, i njohur gjerësisht si Kanye West, është një nga artistët më të ndikueshëm dhe revolucionarë të historisë muzikore moderne. Me një karrierë që shtrihet mbi dy dekada, ai ka sjellë disa nga albumet më të rëndësishme të hip-hop-it: The College Dropout, Graduation, My Beautiful Dark Twisted Fantasy, Yeezus dhe Donda — albume që kanë formuar kulturën globale, modat, artin dhe mendësinë e brezave.

Pas suksesit të turneut ndërkombëtar, Ye vjen për herë të parë në Shqipëri dhe në Ballkan, për një shfaqje që premton të jetë ngjarja më e madhe muzikore e vitit 2025 në rajon.

Ky koncert do të sjellë të gjithë madhështinë, energjinë dhe imazhin vizual të një artisti ikonë në zemër të Tiranës, ndaj nxitoni të siguroni BILETAT tuaja para se të jetë vonë.

Orari i Shfaqjes

18:00 — Check-in Hapja e dyerve fillon në këtë orar. Ju ftojmë të vini më herët për të shmangur radhët dhe për t'u akomoduar rehat në vendin tuaj.

21:00 — Fillon Shfaqja Një natë historike nis në kohë, sigurohuni të jeni gati për momentet e para që do të japin tonin e gjithë eksperiencës.

23:30 — Përfundimi i Shfaqjes Koncerti pritet të zgjasë rreth 2 orë e 30 minuta, duke ju dhuruar një eksperiencë të plotë dhe të paharrueshme.

Galeria

Organizatori i Eventit


Reform Entertainment operon në tregun shqiptar dhe më gjerë, duke u shndërruar në një pionier të standardeve më të larta dhe inovacionit në industrinë e argëtimit në Shqipëri, duke krijuar, prodhuar dhe ofruar për publikun përvoja të paharrueshme përgjatë viteve. Redcloud është e specializuar në zhvillimin e koncepteve dhe zbatimin 360-gradë të produksioneve lokale dhe ndërkombëtare.

P&P

Si mund t'i blej biletat?

Biletat mund të blihen ekskluzivisht online, përmes platformës Vivere Ticketing, e cila ofron akses të shpejtë, të sigurt dhe transparent.

A duhet të regjistrohem për të hyrë në event?

Jo, nuk ka nevojë për regjistrim shtesë. Ju mjafton vetëm bileta e blerë online dhe një dokument identifikimi valid.

Në çfarë ore hapen dyert e stadiumit?

Dyert hapen në orën 18:00. Ju këshillojmë të mbërrini herët për të shmangur radhët dhe për të shijuar atmosferën para koncertit.

A duhet ta printoj biletën?

Nuk është e domosdoshme. Mjafton ta keni të ruajtur në celular, screenshot, PDF ose në e-mail.

Çfarë ndodh me dyert kur fillon koncerti?

⚠️ Kjo është shumë e rëndësishme: në momentin që koncerti fillon, të gjitha dyert e stadiumit do të mbyllen. Askush nuk do të lejohet të dalë jashtë stadiumit gjatë shfaqjes.
Ju lutemi planifikoni mbërritjen tuaj me kohë dhe sigurohuni që të keni gjithçka që ju nevojitet përpara se koncerti të nisë.

A lejohet hyrja e fëmijëve?

Po, eventi është i hapur për të gjitha moshat, por fëmijët nën 14 vjeç duhet të shoqërohen detyrimisht nga një person madhor gjatë gjithë kohëzgjatjes së eventit.

A lejohet të marr me vete ushqime ose pije?

Jo. Ushqimet dhe pijet nga jashtë janë rreptësisht të ndaluara. Brenda stadiumit do të gjeni pika të dedikuara ku mund të blini pije freskuese dhe snacks.

A ka sende që ndalohen të sillen me vete?

Po, për sigurinë tuaj dhe të të gjithë pjesëmarrësve, ndalohet rreptësisht të sillni:Çanta më të mëdha se formati A4Ushqime, pije, alkool ose lëndë narkotikeArmë, sende të mprehta ose të rrezikshmeParfume, sprej, fishekzjarreKamera profesionale, pajisje regjistrimi dhe dronë

A mund të më refuzohet hyrja edhe pse kam biletë?

Po. Organizatori ka të drejtë të ndalojë hyrjen ose të largojë çdo pjesëmarrës që nuk respekton rregullat e eventit, sillet në mënyrë agresive ose mban sende të ndaluara.
⚠️Në këto raste biletat nuk rimbursohen.

A mund të dal nga stadiumi dhe të rikthehem gjatë koncertit?

⚠️ Jo. Pasi koncerti të ketë filluar, dyert do të jenë të mbyllura dhe dalja nga stadiumi nuk do të lejohet.
Ju lutemi merrni parasysh këtë dhe planifikoni mbërritjen tuaj në përputhje me rrethanat.

Çfarë masash sigurie do të ketë?

Të gjithë pjesëmarrësit do të kalojnë nëpër kontroll të plotë sigurie në hyrje. Stafi i sigurisë dhe punonjësit e eventit do të jenë të shpërndarë në të gjithë stadiumin për orientim dhe ndihmë gjatë gjithë koncertit.