Gallery

About

Këmbengulja dhe dashuria e madhe për muzikën është motoja që na sjell pranë publikut edhe këtë herë.


Koncerti i dytë recital i këngëtareve/kantautorevë Venera Lumani dhe Lind Islami vjen pas suksesit të koncertit të parë ‘’Me Zemer’’ i cili u mbajt në TKOB në tetor të vitit të kaluar.


‘’Me zemër në Amfiteater" do të jetë një koncert me këngë origjinale autoreske të Venera Lumanit dhe Lind Islamit, i luajtur gjallë nga banda muzikore.


Në një skenë të kuruar me shumë kujdes , do të përshtaten përformanca të ndryshme për cdo këngë në vecanti që do të krijojë kështu një Show i cili dhuron ngrohtesi, pozitiviet dhe argëtim.


Koncerti do të zhvillohet në Amfiteatrin e Tiranës, parë ky si lokacion shumë i pershtatshëm me natyrën e eventit, idesë së skenografisë, llojit te muzikës.


FAQs

Çfarë ndodh pasi regjistrohem?

Ju do të njoftoheni të parët për shitjen e biletave dhe keni mundësini ti blini më 50% ulje.

Pasi kryej pagesën, sa duhet të prës për të mar biletën?

Bileta ju vjen në emailin tuaj pas disa sekondave që ju konfirmoni pagesën tuaj.