Gallery

About

“Finalmente Elsa”, është koncerti i parë recital, që artistja e mirënjohur, në tregun shqiptar e atë ndërkombëtar, Elsa Lila, do të realizojë në Tiranë, pikërisht aty ku nisi jeta e saj e suksesshme artistike, në skenën e Pallatit të Kongreseve.


E gjithë karriera, eksperienca, stili muzikor, repertori i krijuar ndër vite - shqiptar e italian- do të shpërfaqet në këtë koncert LIVE, ku Lila do të jetë e shoqëruar nga bashkëpunëtorët e saj, artistët italianë, po aq të suksesshëm e të vlerësuar për mjeshtërinë e tyre.


“Pyes lotin” ishte kënga e parë që shenjoi epokën ELSA, jehona e së cilës do të oshëtinte ndër vite ... për të mbërritur deri sot, kur po përgatitet koncerti i shumëpritur i saj.

Një koncert me muzikë, fjalë e tinguj, 100% stil Else.

FAQs

Për çfarë duhet të regjistrohem?

Të gjithë ata që do të regjistrohen do të jenë të parët që do të njoftohen për shitjen e biletave.