Gallery
About
Histori dashurish pa fund kanë Shpat Dedën në sfond. Mes zjarrit të shkëndijave të para, oqeanit të dashurisë që rritet, dhe lotëve të humbjes, kënga e Shpat Dedës jehoi në një brez të tërë. Ninullë e përjetshme. Shkëndijë e shëndritshme. Ëndërr që nuk mbaron.
Bashkë me mjeshtrin dhe multi-instrumentistin e shquar Visar Kuçi dhe me producentin e njohur Tomor Kuçi, ai vjen me një format krejtësisht të ri për ta sjellë poezinë e tij të gërshetuar me një përvojë bashkëkohore për herë të parë për publikun e gjerë tiranas. Aranzhuar enkas për këtë program mes fizharmonikës, violinës, kitarave dhe zërit, këngët e tij marrin jetë të re në një spektakël muzikor të karakterizuar nga eksperimentimi muzikor dhe thellimi në emocion dhe poezi.
Qendra Kulturore e Katedrales Ortodokse në Tiranë do të shndërrohet në një pallat ëndrrash ku përpos së tashmes nuk do të ketë vend për gjë tjetër. Unik dhe origjinal, ai kthehet ta vazhdojë historinë e dashurisë me Tiranën më 19 maj në një udhëtim të paharrueshëm nëpër fjalë e tinguj.
FAQs
Kur është koncerti dhe si është orari i mbrëmjes?
Njerëzit janë të mirëpritur më 19 maj 2023 në Qendrën Kulturore pranë Katedrales Ortodokse në Tiranë, Rruga "Dëshmorët e 4 Shkurtit". Prej orës 19:00 në ambientet jashtë sallës mund të shijohet një pije apo shkrepja e fotove. Në 20:00 të gjithë kanë hyrë në sallë, mbyllen dyert dhe vijon programi për afro 90 minuta. Nuk lejohen hyrje-dalje.
A ka kufizim moshe?
Fëmijët nën 10 vjeç nuk lejohen në koncert.
Nëse e blej biletën dhe nuk vi dot, a rimbursohem?
Jo, por bileta është e transferueshme te dikush tjetër.
Si shkon shitja dhe pse janë çmimet e ndryshme?
Shitja e biletave do të ndahet në 3 faza:
1) Rezervimi i biletës tuaj për të përfituar "Early Bird" 2) Blerja e biletës "Early Bird" me çmim të reduktuar
3) Blerja e biletës me çmimet e plota.
Ulëset e pozocionuara më mirë kanë çmim më të lartë në të dyja fazat. Për të kuptuar më mirë referojuni planimetrisë së sallës tek blerja e biletave.
A lejohen pije / ushqim brenda në sallë?
Po, me kushtin që është në "silent" dhe pa blic.
Qetësia është e domosdoshme në këtë koncert.