RRETH NESH
MEMENTO VIVERE

Kurrë nuk është vonë që të nisësh të jetosh… me të vërtetë!

Sipas mjeshtrit të thrillerit, Alfred Hitchcock, “kinemaja është vetë jeta, pa pjesët e mërzitshme”. Por çfarë është vetë jeta pa kinemanë, pa teatrin apo pa një koncert?
Kur ka qenë hera e fundit që ke refuzuar të mbyllësh sytë sepse jeta ishte aq e bukur, sa nuk ia vlente të ëndërroje? Kur i ke mbyllur sytë fort me shpresën se ai çast do të mund të zgjaste përgjithnjë? Me siguri, kur pas shumë vitesh pritjeje në skenë u ngjitën pjestarët e grupit tënd të preferuar. Kur në minutën e 93-të as Zoti nuk e ndalte dot topin që i dha fitoren skuadrës tënde të zemrës. Kur një skenë e vetme filmi u kthye në lajtmotivin tënd për javë të tëra. Kur ke kënduar bashkë me mijëra njerëz, në kor, kolonën zanore të jetës tënde.
JETO dhe merr biletën tënde.
Periudha e pandemisë dhe masat e karantinës gjatë COVID 19 na treguan se në të vërtetë kemi uri. Jo më për dreka dhe darka. Jeta nuk është vetëm një bark i ngopur. Kemi uri me të gjitha shqisat tona. Sytë tanë duan dritë, horizonte të reja dhe njerëz që i japin formë të bukurës. Veshët tanë duan valë, duan muzikë. Duart tona duan të prekin njëra-tjetrën dhe të kërcejnë deri në agim. Të gjitha këto emocione jetësore të presin në koncertin, fimin apo ndeshjen e rradhës. Janë një biletë larg.
JETO dhe ndaje rrugëtimin.
Jeto, jeto në maksimum dhe ndaje eksperiencën tënde me ne. Sepse këtu jemi bërë bashkë ata që duan të shkojnë në kinema, në stadium, në beach party apo në një festival që i bie rrotull diellit për ditë me rradhë. VIVERE është pikënisja e aventurave të paharrueshme. Pikëtakimi i udhëtarëve me destinacion një jetë kuptimplotë. Jemi bashkë edhe sepse jemi ndryshe. Jemi një komunitet edhe sepse duam gjëra krejt të ndryshme. Kemi vetëm një kusht:
Je pjesë e jona nëse ke uri për jetë.
Tanimë, ti e ke një një horizont eventesh ku të çmallësh të gjithë dëshirën tënde për ta jetuar jetën.
JETA JONE

Vivere Ticketing është e vetmja platformë online shqip-folëse ku do të gjeni në kohë reale bileta për të gjitha format e argëtimit.

Jemi duke ndërtuar komunitetin më të madh të ndjekësve të eventeve kulturore si festivalet, koncertet, shfaqjet teatrale, opera, ndeshjet sportive etj. Synimi ynë është t’ju sigurojmë përzgjedhjen më të mirë të ngjarjeve apo të artistëve në vendin tonë dhe më gjerë në të gjithë botën.

Gjithashtu, me platformën tonë i vijmë në ndihmë të gjithë organizatorëve që duan të shesin bileta, duke filluar nga individët deri tek organizatorët e mëdhenj të ngjarjeve.
Jemi pikëtakimi midis një publiku që ka uri për jetë dhe njerëzve që bëjnë të mundur eksperienca jetësore